Build Skills with our trainings

Sign up now!

OVK: Nis përgatitja e planit të veprimit për shëndetin e kafshëve për periudhën 2022-2027

Dhj 17, 2021

Në ambientet e AUV-së u mbajt takimi trepalësh Projekti BE-AUV-OVK, ku është diskutuar në lidhje me projektin e financuar nga BE “Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve dhe përafrimin me kapitullin 12 të acquis (NEAR/PRN/2020/EA-RP/0009)”.

Eksperti kyç për komponentin e shëndetit të kafshëve, Francesco Bonicelli tha se projekti ka dy qëllime: 1. të forcojë mekanizmat për mbikëqyrjen, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në Kosovë drejt standardeve të BE-së dhe 2. të përgatisë “udhërrëfyesin” për përafrimin e legjislacionit kombëtar me Kapitullin 12 të Acquis të BE-së për sigurinë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare dhe të forcojë më tej kapacitetet administrative në këto fusha: takime fillestare me OVK (kryesinë) – njoftimi me objektivat e projektit; Plani Zhvillimor 5-vjeçar për Drejtorinë e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve të AUV-it.

Ai tha se, aktiviteti i parë në këtë komponent të planit, është identifikimi i nevojave për trajnim për VPTP-të.

Sipas tij, vlerësimi i nevojave për trajnime të propozuar do të kryhet përmes pyetësorit të hartuar posaçërisht, i cili do të plotësohet nga VPTP-të.

Kryetari i Oda e Veterinerëve e Kosovës, Xhevdet Krasniqi, në emër të OVK mirëpriti këtë iniciativë dhe premtoj që do kontribuoj me këshilla rreth përmbajtjes së pyetësorit dhe të mbështesë projektin përmes përcjelljes me VPTP-të për plotësimin e pyetësorit dhe zbatimin e trajnimeve gjatë periudhës 2022-2024.

Ai kërkoi që në të ardhmen, të ketë numër më të madh të kafshëve për hulumtime diagnostike.

Ai gjithashtu premtoj se, Oda e Veterinerëve e Kosovës do merr pjesë aktive në grupin punues bashkërisht me stafin e AUV-së dhe përfaqësuesit e Projektit të BE-së gjatë përgatitjes së planit të veprimit për shëndetin e kafshëve për periudhën 2022-2027, thuhet në komunikatën për media e OVK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM