Build Skills with our trainings

Sign up now!

Noti, një përfitim përtej fizikut

Dhj 20, 2021

Kaltrina Selmanaj, ka përfunduar studimet Master në drejtimin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe sportit në Universitetin e Prishtinës. Në një intervistë për KosovaLive ajo tregon më shumë rreth aktiviteteve të notit të cilat i filloi në vitin 2013. Për të noti është mënyra më e mirë për ta larguar stresin ditor e për të mbajtur shëndetin para se të bëhet vonë.

Për të pasur sukses  në këtë sport, do t’ju duhet thjesht talent i natyrshëm, vendosmëri, forcë, teknikë dhe disiplinë. Interesi juaj për notin duhet të fillojë si një hobi. Bashkohuni me një klub  noti dhe filloni të konkurroni në  evente Sportive“, shprehet ajo.

Tash e sa vite Kaltrina është trajnere e notit në Omni Sport Prishtina e interesimi për not në veçanti për të rinjtë ajo e konsideron tejet të nevojshëm të paktën në kohën kur pasiviteti është ngritur si shkak i teknologjisë. E pasojat nga e shumta nga kjo për të zgjidhje është noti të paktën 2 herë në javë.

Edhe pse në Kosovë s’kemi det, ka vështirësi dhe jo informim të mjaftueshëm për efektet pozitive të notit. Ne kemi liqene e lumenjë por edhe pishina permes të cilave mund t’i përmbushim këto zbrazëti”, shprehet ajo.

Deri më tani në botë janë të njohura mbi 800 sporte të ndryshme. Secila prej tyre ka arritur të sjellë diçka të re e të bëjë për vete sportistë të ndryshëm. Mirëpo, kur bëhet fjalë mes lidhjes së shëndetit fizik dhe mendor asnjëra nga këto nuk mund të jetë më e përshtatshme se noti. E njohur si “ura lidhëse” mes këtyre dy impakteve noti luan një rol mjaft të rëndësishëm me shumë efekte pozitive. 

E ajo e cila e bën notin një sport përtej fizikut janë: largimi i stresit, përmirësimi i kujtesës, imumiteti e gjendja shpirtërore.

Noti i rregullt përmirëson kujtesën, funksionin kognitiv, imunitetin dhe gjëndjen shpirtërore. E për notin si kusht bëhet bindje atëherë kur në lajme në veçanti gjatë sezonit veror dëgjohen lajme për viktima në bregdet si pasojë e mosdijes së notit. 

Kaltrina shpreson se në të ardhmen më shumë të rinjë do të interesohen rreth notit duke i ditur të mirat e shumta nga sport përtej fizikut.

Kosova, një vend pa det ka gjetur mënyra tjera të përshtatjes me notin. Sukseset në këtë drejtim nuk janë të pakta . Deri më tani janë hapur 18 klube, 18 shkolla sporti me mbi 500 notues të moshave të ndryshme. Gara të ndryshme kanë arritur të realizohen disa prej të fundave është Kampionati i Kosovës 50 m në not i mbajtur në pishinën Europark në Klinë, Maratona ndërkombëtare “Kosova 2021” e mbajtur në Liqenin e Batllaves, Speedo Cup 2021,Teuta Cup III 2021 ,etj… 

Në mesin e të rinjëve që vetën e tyre më së miri e kanë gjetur tek sporti i notit është Jona Macula. Ajo hapat e parë në këtë sport  i kishte marrë në moshën 11 vjeçare  kur së bashku me familje kishin shkuar në bregdete të ndryshme ku edhe mësoi të pluskonte mbi ujë. 

Duhet të punosh shumë .Noti kërkon shumë mund ,punë,e sakrificë por të gjitha këto ia vlejnë krahasuar me benefitet e shumta në shëndetin mendor e fizik”, shprehet ajo.

Sipas Jonës ka interesim të madh për not, por janë disa rrethana tjera që ndikojnë në zbehjen e këtij interesimi. Ajo mendon se fëmijet e sidomos adoleshentët duhet te zgjedhin të merren me sport nëse jo me not atehere me ndonjë sport tjetër.

Rron Thaçi, me sportin e notit merret që nga mosha 14 vjeçare duke marrë pjesë në gara të ndryshme e që secilën herë është zgjedhur në top treshen e notuesve më të mirë në Kosovë. Merita tjera Rroni ka marrë edhe në 2015-tën kur është zgjedhur trajneri më i mirë në Kosovë.

Njëra ndër vështirësitë më të mëdha në kohën time si garues notin ka qenë pishina sepse atë kohë ushtrimet i kemi bërë në pishina të hoteleve të cilat nuk i kanë përmbushur kushtet tona pasi ishin vetëm 17 metra e që i bie as kushti elemetar për praktikë nuk ka ekzistuar sepse ajo me rregullë duhej të ishte në përmasa 25m gjysmë olimpike apo edhe 50m olimpike”, thotë ai.

Mësimin e notit Rroni e sheh si nevojë njerëzore për shkak të situatave të ndryshme ku mund të gjendesh. Sipas tij bregdeti, pishinat, liqenet të gjitha janë të mira për të zhvilluar not, mjafton që të ketë interesim.

Interesimin për këtë sport ai e konsideron  mjaftueshëm të dobishëm, pasi të rinjtë gjejnë arsye të shumta si për shembull: relaksi ,shëndeti, përmirësim në mendime …

 Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin 150 minuta aktivitet të moderuar ose 75 minuta aktivitet të fuqishëm çdo javë. Noti është një mënyrë e shkëlqyer për të punuar me të gjithë trupin dhe sistemin kardiovaskular. Një orë not djeg pothuajse aq kalori sa vrapimi, pa asnjë ndikim në kockat dhe kyçet tuaja. Noti është aktiviteti i katërt popullor më i besuar në Shtetet e Bashkuara. Por pse, pikërisht?

Një nga përfitimet më të mëdha të notit është se ai përmirëson me të vërtetë të gjithë trupin, nga koka te këmbët. Noti rrit rrahjet e zemrës pa e stresuar trupin, tonifikon muskujt, ndërton forcë dhe qëndrueshmëri fizike. Përderisa muskujt bëjnë një stërvitje të mirë, sistemi kardiovaskular po ashtu. Noti e bën zemrën dhe mushkëritë tuaja të forta. Noti është aq i mirë për ju sa studiuesit thonë se mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes. Disa studime të tjera kanë treguar se noti mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe kontrollin e sheqerit në gjak. Mjedisi i lagësht i pishinave të brendshme e bën notin një aktivitet të shkëlqyeshëm për njerëzit me astmë. Jo vetëm kaq, por ushtrimet e frymëmarrjes që lidhen me këtë sport, si mbajtja e frymës, mund t’ju ndihmojnë në zgjerimin e kapacitetin të mushkërive dhe të fituar kontroll mbi frymëmarrjen. 

Në një studim mbi të rriturit e moshuar me pagjumësi, pjesëmarrësit raportuan një rritje të cilësisë së jetës dhe gjumit pas përfshirjes në ushtrime të rregullta aerobike. Gati 50 për qind e personave të moshuar përjetojnë njëfarë niveli të pagjumësisë, kështu që ky është një lajm i shkëlqyer. Studimi u fokusua në të gjitha llojet e ushtrimeve aerobike, duke përfshirë videot eliptike, Stairmaster, biçikletën, pishinën dhe videot e ushtrimeve.

Noti është i arritshëm për një gamë të gjerë njerëzish që merren me çështje fizike që i bëjnë ushtrimet e tjera, si vrapimi, më pak tërheqëse. Kjo mund ta bëjë notin një zgjedhje të mirë për të moshuarit që kërkojnë të përmirësojnë gjumin e tyre.

Flutura Sogonjeva

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM