Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Sektori minerar historikisht e ka dëshmuar se ai është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit

Dhj 21, 2021

Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli vizitoi Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Në takimin ku të pranishëm ishte edhe kryesuesja e Bordit, Selvete Grajçevci Pllana dhe anëtarët e tjerë të bordit të KPMM-së u diskutua mbi rëndësinë dhe rolin e sektorit minerar në vend.

Kryeministri Kurti tha se qeveria është e angazhuar për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe sektori minerar historikisht e ka dëshmuar se ai është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa ministrja Rizvanolli shtoi se përveç prodhimit të energjisë elektrike, resurset minerare që posedon Kosova janë potencial edhe për ekonominë e tregut dhe ngritjen e mirëqenies socio-ekonomike.

Prandaj, krahas fuqizimit dhe zhvillimit të këtij sektori nëpërmjet hartimit të kornizës adekuate ligjore, sektori minerar kërkon angazhim të mëtutjeshëm për ofrimin e kushteve të përshtatshme për investime të mundshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e minierave, u tha gjatë takimit.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për sfidat e këtij sektori dhe nevojën për përmirësimin e teknologjisë, ngritjen e kapaciteteve profesionale, hulumtime të reja për identifikimin e resurseve minerale, zhvillimin e industrisë përpunuese dhe ngritjen e sigurisë në punë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM