Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia kufitare parandalon një rast të tentativës për kontrabandë sekuestrohen rreth 1000 kg duhan

Dhj 22, 2021

Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (S.S.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër.

Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth njëmijë kilogram (1000 kg).

Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do te ndërmerren në konsultim me prokurorin.

Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM