Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla pranon katër pulla unike postare nga Posta e Kosovës

Dhj 24, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, kanë pritur në takim menaxhmentin e NP “Posta e Kosovës”, të udhëhequr nga Fakete Kadiu, u.d kryeshefe ekzekutive.

Në këtë takim u diskutua për fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe hapësirat tjera të bashkëpunimit ndër-institucional, gjithnjë në të mirë të qytetarëve.

Ndër tjera, u diskutuan modalitete të bashkëpunimit drejtë shtrirjes së rrjetit postar dhe përmirësimit të sigurisë në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Me këtë rast, menaxhmenti i NP “Posta e Kosovës”, njëherit emetuesi i pullës postare të Kosovës, në shenjë mirënjohjeje e falënderimi, ministrit Sveçla e drejtorit Mehmeti, ju bënë nga një dhuratë modeste e simbolike – një set me katër pulla postare unike, të emetuara me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ministri Svelça shprehu falënderimin dhe zotimin për një frymë bashkëpunuese e përkrahëse me NP “Posta e Kosovës” edhe të MPB-së edhe të agjencive të saj.Ministri Sveçla pranoi katër pulla unike postare nga Posta e Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM