Build Skills with our trainings

Sign up now!

IKSHPK detekton nëntë raste të variantit Omicron të SARS-COV-2

Dhj 26, 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021.
Nga këto mostra, nëntë (9) prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529). Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste:
 · 2 raste janë të importuara nga SHBA-të,
 · 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar,
 · 1 rast është i importuar nga Franca; dhe
 · 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës,  të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.
Testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSh-së.
Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndoj situatën epidemiologjike. Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus.
MSh dhe IKSHPK u bëjnë thirrje qytetarëve që ti zbatojnë me përpikëmëri masat në fuqi dhe që të vaksinohen dhe ti inkurajonë tjerët për vaksinim. Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë, thuhet në komunikatën për media e IKShPK-së.
#VAKSINOHU

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM