Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës apelon dhe bën thirrje për kujdes gjatë festave me përdorimin e mjeteve piroteknike.
IKSHPK në postimin në Facebook tregon se statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike.
Qytetarë të nderuar!
Mos luani me mjete piroteknike!
Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!
Lëndimet nuk riparohen!
Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!