Nëntë pacientë të konfirmuar me Covid-19, po marrin trajtim mjekësor në ShSKUK. Ndërkaq, në trajtim mjekësor janë edhe 31 pacientë të tjerë post- Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.