Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi: Spitalet të jenë në gatishmëri të plotë për menaxhim dhe trajtim të rasteve me COVID-19

Dhj 29, 2021

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mbajtur takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme.

Në takim është diskutuar plani i spitaleve të përgjithshme, për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve me Covid-19.

Drejtori i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtorët e spitaleve të kenë angazhim dhe vigjilencë maksimale për zbatim të planit për menaxhim dhe trajtim të rasteve me Covid-19.

Sipas tij, edhe pse aktualisht situata është e qetë dhe nuk ka raste të spitalizuara me variantin Omicron, spitalet duhet të jenë në gatishmëri të plotë, që në rast të paraqitjes së rasteve të kenë të gatshme hapësirat dhe stafin e nevojshëm për të ofruar trajtimin e nevojshëm shëndetësor.​

ShSKUK ka planin për menaxhim të rasteve me Covid-19, në rast të ndonjë vale të re të mundshme me Covid-19, në nivel të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM