Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se si qytetarët të mbrojnë veten dhe familjen nga COVID-19 gjatë sezonit të festave.
MSh në postimin në Facebook kërkon që qytetarët të vaksinohen, të mbajnë distancë dhe t’i shmangen vendeve të mbyllura, të kufizuara dhe të mbushura me njerëz.
“Mbani distancë të sigurt, vaksinohuni sapo të jetë radha juaj, kollituni ose teshtini në bërryl të përkulur ose në faculetë, shmangni vendet e mbyllura, të kufizuara dhe të mbushura me njerëz, ajroseni ambientin duke i hapur dritaret, pastroni duart, vendosni maskë të përshtatshme”.