Build Skills with our trainings

Sign up now!

Për përmirësimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë, nënshkruhet kontrata për instalimin e nënstacioneve të reja

Dhj 29, 2021

Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., Arsim Fetahu me Nickolai Zhechkov, drejtor i kompanisë “BRUNATA”, në praninë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe nënkryetarit, Alban Zogaj, kanë nënshkruar sot kontratën për instalimin e nënstacioneve të ngrohjes, rezervuarit të nxehtësisë dhe sistemit SCADA.

Kryeshefi Ekzekutiv, Arsim Fetahu është shprehur optimist se punët nga kompania punëkryese do të fillojnë së shpejti në terren dhe konsumatorët, tek të cilët tanimë ka arritur rrjeti i ngrohjes do të kenë mundësinë, që të përfitojnë shërbimet e ngrohjes.

Ndërkaq, kryetari Rama ka shprehur kënaqësinë e tij për nënshkrimin e kësaj kontrate, optimist se punët për realizimin e këtij projekti do të ecin për së mbari.

Nënshkrimi i kësaj kontrate është në kuadër të projektit “Përmirësimi i ngrohjes qendrore në Prishtinë”, i cili realizohet në saje të mbështetjes së Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Në bazë të kontratës, konzorciumi i kompanive “ERGOTERM & BRUNATA” nga Greqia dhe Bullgaria, i përzgjedhur nga KfW do të bëjë instalimin e 320 nënstacioneve të reja, plotësisht të automatizuara në lagjen “Mati 1”, tek Parku i qytetit, “Arbëria”, “Ulpiana”, “Dardania”, “Bregu i diellit” dhe “Qendër” si dhe do të rehabilitohen 235 nënstacione ekzistuese. Planifikohet ndërtimi i një rezevuari të nxehtësisë me kapacitet 800m³, i cili do të shërbejë për akumulimin e energjisë termike, instalimi i disa pompave, rehabilitimi i sistemit për mbajtje të shtypjes në rrjetin primar si dhe sistemin e kontrollit nga distanca SCADA.

Projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes është duke u realizuar në saje të një donacioni në vlerë të 10 milion eurove nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), thuhet në faqen zyrtare të NP Termokos-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM