Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: I kemi dhënë detyrë vetes që me vullnet të hekurt të punojmë për shtetin e së drejtës

Dhj 30, 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një konference për media listoi të arriturat kryesore përgjatë kësaj periudhe 9 mujore të këtij mandati qeverisës, me ç ’rast vlerësoi punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre që kontribuan në këtë drejtim.

Në fjalën e saj, ministrja diskutoi mbi ecuritë dhe zhvillimet e shumta në sistemin e drejtësisë dhe angazhimit në reformën e thellë që po ndodhë.

Ndër shumë të tjera ri-solli rëndësinë e punës që po bëhet veçmas duke vlerësuar lartë arritjen e votimit të Projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; miratimin e Projekt-ligjit për Gjykatën Komerciale dhe i draftit të Kodit Civil në kuadër të reformës në drejtësinë civile, si dhe theksoi se po punohet çdo ditë në kompletimin e legjislacionit për Vetingun në Drejtësi, për të cilën u shpreh se nuk ka dilemë për bërjen e tij dhe se çfarëdo diskutimi për të është për formën dhe mënyrën më efikase të zbatimit të tij. “Për këtë kanë vendosur qytetarët”, u shpreh ministrja Haxhiu.

Tutje, ministrja Haxhiu tha se në kuadër të reformës, kanë filluar ndryshimet ligjore të nevojshme në sistemin prokurorial dhe tashmë pas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe bazuar në po këto rekomandime, do ta kompletohet kjo reformë për të garantuar pavarësi, llogaridhënie dhe efikasitet e profesionalizëm të sistemit prokurorial.

Në kuadër të ballafaqimit me të kaluarën, si njëra nga objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministrja Haxhiu tha se është miratuar Koncept-dokumenti për Themelimin e Mekanizmit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë si dhe është miratuar plotësim ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale i cili mundëson gjykimin në mungesë për krimet e kryera gjatë luftës. Në këtë drejtim, gjithashtu janë shtuar kapacitetet njerëzore dhe profesionale të Prokurorisë Speciale, për të mundësuar ndjekje me efikase dhe profesionale të veprave të krimeve të luftës.

Duke vlerësuar po ashtu synimin e kësaj Qeverie për luftën kundër dhunës në familje dhe për barazi gjinore, Ministrja përmendi se është finalizuar Strategjia dhe Plani i Veprimit si dhe është miratuar Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, e cila është një ndër objektivat të rëndësishme për të.

Ministrja Haxhiu sqaroi edhe njëherë për qytetarët përkushtimin e kësaj qeverisje duke shtuar se “i kemi dhënë detyrë vetes që me vullnet të hekurt të punojmë për shtetin e së drejtës, përmes reformimit të thellë në sistemin e drejtësisë, si kusht i domosdoshëm për të vënë drejtësinë në vend e për ta kthyer besimin e qytetarëve në drejtësi”.

Këshilltari i ministres, Flamur Pireva, shprehu falënderim për rolin dhe përkushtimin e mediave, si dhe diskutoi mbi transparencën e ofruar dhe komunikimin e vazhdueshëm me gazetarët duke theksuar se Ministria e Drejtësisë në këtë periudhë ka ofruar qasje në dokumentacione në shifër rekorde krahasuar me periudhat tjera 1 vjeçare, për të cilën u zotua për vazhdim të transparencës ndaj mediave, duke kërkuar njëkohësisht edhe pasqyrim korrekt, objektiv dhe të drejtë nga ana e tyre, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM