KRU “Prishtina”, njofton se gjatë ndërrimit të moteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në tërë zonën e shërbimit.
Do të jemi në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur.
Impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale, me ç’rast edhe monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë 24 orë pa ndërprerë.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit do të jenë në gjendje gatishmërie, thuhet në faqen zyrtare të KRU Prishtina.