Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani viziton institucionet që do të kujdestarojnë në ndërrimin e viteve

Dhj 31, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të vitit ka vizituar, Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese, Stacionin Qendra të Policisë, si dhe  Brigadën e Zjarrfikësve.

Në Klinikën Emergjente, Presidentja ishte e shoqëruar nga zëvëndësministrja e shëndetësisë, znj.Dafina Gexha. Në takim me drejtuesit dhe stafin, Presidentja Osmani ka uruar që gjatë kujdestarisë në ndërrimin e moteve të ketë sa më pak angazhim për ta, duke falenderuar të gjitha institucionet shëndetësore për punën që po bëjnë në menaxhimin e pandemisë. Ajo ka falënderuar gjithë stafin mjekësor që kujdestarojnë në natën e ndërrimit të motmoteve.

Në Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese si dhe në Stacionin e policisë Qendra, presidentja Osmani është shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Samedin Mehmeti.

Presidentja Osmani ka përgëzuar Policinë e Kosovës për angazhimin përgjatë këtij viti, duke potencuar posaçërisht punën e tyre për sigurinë e qytetarëve por edhe ndihmën që kanë dhënë në menaxhimin e pandemisë. Ndërkaq në vizitë te Brigada e Zjarrfikësve, Presidentja ka vlerësuar angazhimin e tyre me shpresën se nata festive do ta kalojë pa pasur nevojë për ndërhyrjen e tyre.

Në të tri institucionet, të cilat do të kujdestarojnë në ndërrimin e viteve, presidentja Osmani i ka uruar dhe i ka inkurajuar ata për punën që bëjnë për sigurinë qytetare në festat e fundvitit me urimin që viti 2022, do të jetë vit i sukseseve jo vetëm për ata, por për gjithë shtetin e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM