Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar në 19-vjetorin e vrasjes, kolonel Tahir Zemajn së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se kolonel Zemaj ishte njeriu që i doli zot vendit dhe në historinë e luftës çlirimtare do të kujtohet si strateg i betejës së lavdishme të Loxhës.
Nëntëmbëdhjetë vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Kujtimi për ta nuk zbehet, sepse secili në mënyrën e vet, atdheut iu bë shërbëtor. Kolonel Zemaj ishte njeriu që i doli zot vendit dhe në historinë e luftës çlirimtare do të kujtohet si strateg i betejës së lavdishme të Loxhës. Mbetet peng zbulimi i vrasjes së tij, si më i rëndësishmi nderim që mund t’i bëhet!