Në Komunën e Leposaviqit / Mitrovicë e Veriut, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, të përkrahur nga Policia e Kosovës, kanë kryer nje kontrollë në ndërtesën e një subjekti afarist, ku kanë gjetur se në një shtallë të përshtatur janë vendosur pajisje të mihjes së kriptovalutave të llojit antminer, në sasi prej 272 copë, që kanë qenë duke operuar ilegalisht.
Zyrtarët a angazhuar në këtë oepracion kanë bërë sekuestrimin e pajisjeve dhe kanë shoqëruar personin përgjegjës për procedim penal.
Lidhur me këto të gjetura është njoftuar Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me ç’rast Prokurori ka udhëzuar për veprimet hetimore ndaj personave përgjegjës, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.