Patrulla policore për mbikëqyrje të kufirit në rajonin e fshatit Vërmicë, në ora 06:30, të datës 08.01.2022, ka vërejtur lëvizje të dyshimta të një veture me targa vendore, lëvizjet e së cilës ka vazhduar t’i monitorojë. Automjeti më pas është ndalur në nënkalimin e autostradës (në Vërmicë) dhe është vërejtur se nga mali kanë dalë dhe kanë filluar të hipin në automjet disa persona.
Patrulla policore menjëherë ka reaguar, ka arritur ta ndalojë automjetin që drejtohej nga i dyshuari: E.G., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe në automjet hasen shtatë emigrantë (pesë meshkuj, një femër dhe një fëmijë) nga Siria.
Automjeti dhe personat janë shoqëruar për në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë për vazhduar procedurat, gjegjësisht inicimit të rastit ‘kontrabanda me emigrant’. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me aktvendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje, me emigrantet vazhdohet sipas procedurave lidhur me raste të tilla, kurse automjeti konfiskohet, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.