Njësitet nga Stacioni Policor veriu Prishtinë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës”, ku janë gjetur dhe sekuestruar 39 mjete për prodhimin e kriptovalutave, 35 prej të cilave në kohën kur po kryhej kontrolli ishin në funksion.
Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme, thuhet në faqen zyrtare të PK-së