Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Hovenier: Mbështetje e ShBA-ve për zhvillim ekonomik, energji të qëndrueshme dhe arsim në Kosovë

Jan 10, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i uroi mirëseardhje ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Ai e njoftoi ambasadorin me reformat e ndërmarra nga Qeveria, pas fitores plebishitare më 14 shkurt 2021, për dy premtimet kryesore për punë dhe drejtësi. Zgjedhjet e shkurtit sollën legjitimitet demokratik dhe stabilitet politik në institucionet tona dhe aktualisht prijësit e tre institucioneve kryesore, Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria, gëzojnë mbi 50% të besimit të qytetarëve.

Ne e mbyllëm vitin 2021 me rritje ekonomike dyshifrore. Eksportet tona janë rritur me 66%, të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, investimet e huaja direkte për 53% dhe kemi regjistruar 10.000 vende pune të reja në ekonomi vitin e kaluar, tha kryeministri Kurti.

Duke biseduar për situatën me pandeminë, u theksua administrimi i mbi 1.67 milion dozave të vaksinave. Siç ishte parashikuar fillimisht, ne kemi vaksinuar 60% të personave mbi 16 vjeç me dy doza dhe kemi filluar me dozën e tretë, vaksinat përforcuese, tha kryeministri, duke theksuar se ne nuk kemi marrë vaksina ruse apo kineze.

Kryeministri falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Biden për dhurimin e mbi gjysmë milioni vaksinave Pfizer.

Ne mirëpresim dhe jemi të inkurajuar nga fakti që Presidenti Biden e ka shpallur korrupsionin një kërcënim të sigurisë kombëtare për ShBA-në, por edhe për demokracinë në mbarë botën, theksoi kryeministri. Ai shprehu përkushtimin e tij dhe të institucioneve për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të sjellë më shumë barazi dhe prosperitet për qytetarët.

Lidhur me dialogun me Serbinë, kryeministri theksoi se kemi qenë proaktiv dhe konstruktiv, duke paraqitur propozime se si të ecim përpara.  Ai tha se prioritet në dialog vazhdon të mbetet çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe hapja e arkivave shtetërore dhe ushtarake të Serbisë.

E kemi bërë të qartë që në fillim se dialogu duhet të jetë parimor dhe të respektojë barazinë e palëve në tryezë. Kryeministri dhe ambasadori Hovenier u pajtuan se njohja e ndërsjellë duhet të jetë në qendër të marrëveshjes së ardhshme, ligjërisht të obligueshme.

Këtë vit Forca e Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e bashkëvendosjes me trupat amerikane në Kuvajt që shënon misionin tonë të parë paqeruajtës ndërkombëtar. Ne ishim gjithashtu pjesë e stërvitjes së përbashkët ushtarake të udhëhequr nga ushtria amerikane “Defender Europe 21”, ku Kosova ishte në mesin e 16 vendeve pritëse që mori pjesë me 330 ushtarë. Ne kemi rritur investimet tona për 50% që tani arrin në 1.3% të Bruto Produktit Vendor.

Ambasadori Hovenier e përgëzoi Kryeministrin për progresin e deritanishëm në Republikën e Kosovës dhe nënvizoi mbështetjen e ShBA-ve veçanërisht për zhvillim ekonomik, energji të qëndrueshme dhe arsim. Ai e vlerësoi  menaxhimin e mirë dhe përgjigjen, siç tha, mbresëlënëse ndaj pandemisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirimin, pavarësinë  dhe shtetndërtimin e Kosovës, thuhet në komunikatën për media ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM