Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, tetë të dënuara kanë filluar trajnimin për punimin e stolive të filigranit.
Ky trajnimi do të zgjasë dymbëdhjetë muaj dhe po mbahet nga trajner të jashtëm, ndërsa po mbështetet nga organizata joqeveritare “Help Kosovo”.
Përmes kësaj mbështetje, grave të mbajtura në këtë Qendër do t’u mundësohet të zhvillojnë aktivitetet e tyre përmes aftësimit profesional edhe në kultivimin e zejes së filigranit.
Angazhimi i grave të dënuara në këtë zeje, përveçse do të ndikojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të komuniteteve në vend, do të rris aftësitë e tyre profesionale si dhe mundësitë për t’u punësuar pas lirimit, thuhet në postimin në Facebook të ShKK-së.