Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK uron punëtorët arsimor në nisje të gjysmëvjetorit të dytë

Jan 10, 2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës kanë uruar punëtorët e arsimit dhe i përgëzojnë për gatishmërinë dhe angazhimin që gjysmëvjetori i dytë të nis me sukses. 

 

Urojmë që të kemi sa më pak telashe e vështirësi me pandeminë dhe të vazhdojmë betejën për dije të reja  edhe përkundër mungesës së kushteve për punë dhe të mjeteve bashkëkohore të mësimit. Gatishmëria dhe vullneti juaj në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave  na bën të ndjehemi krenar  dhe Ju premtojmë se  ne do të  vazhdojmë ta ruajmë besimin tuaj duke u angazhuar tani  e gjithmonë që të jemi zë i juaji dhe të realizojmë kërkesat tuaja legjitime.

 

Ju lusim të angazhoheni maksimalisht në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së  duke ruajtur kështu shëndetin e nxënësve tanë dhe shëndetin tuaj. Ju përgëzojmë edhe për gatishmërinë  e shprehur vazhdimisht që të angazhohCovid ed

eni e të veproni sipas  Vendimeve të institucioneve përgjegjëse lidhur me situatat që mund të krijohen, sepse fatkeqësisht numri i të prekurve me

he në Kosovë sa vjen e shtohet. Besojmë se ndonjë mesazh  përgëzimi e mbështetjeje i institucioneve të Kosovës do të na jepte kurajë e forcë shtesë për ta realizuar më lehtë misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin  e brezave.

 

Na priftë  e mbara dhe paçim rrjedhë të mbarë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë, thuhet në komunikatën për media e BSPK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM