Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukutrës informon se pas reshjeve të borës së ditës së djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.
Po ashtu operatorët ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar, thuhet në faqen zyrtare të MMPHI-së.