Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës në institucione arsimore shpërndan teste për COVID-19

Jan 16, 2022

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë, Komuna e Prishtinës për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës, është duke bërë furnizimin me teste të shpejta antigjen përmes pështymës për Covid-19.

Shpërndarja e testeve ka filluar të bëhet nëpër institucione dhe gjatë pranimit të produktit ekipi i kontraktuar do tu japë informatat e hollësishme dhe do të ofrojë trajnim rreth përdorimit të testeve antigjen.

Deri më tani testet antigjen janë shpërndarë nëpër tetë institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të larta, kryesisht me numër të madh të nxënësve në zonat urbane. Në ditët në vijim mbetet të përfshihen edhe zonat periferike të kryeqytetit.

Është planifikuar që testet të shërbejnë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë. Do të testohen vetëm nxënësit që kanë këto simptoma:

-Temperaturë mbi normale

-Kollitje apo ethe

-Kontakt me persona të infektuar.

Ndarja e testeve është bërë në proporcion me numrin e nxënësve në institucione, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM