Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASHTI: Nagavci bën thirrje për respektimin e masave për mbrojtje nga COVID-19

Jan 17, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka ripërsëritur thirrjen për respektim të masave për mbrojtje nga pandemia Covid-19 nga ana e të gjithë akterëve të përfshirë në institucionet edukatio-arsimore.

Ministrja ka theksuar se respektimi me përpikëri i masave të rekomanduara nga ekspertët shëndetësorë, përveç që është është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetin publik, është edhe mundësia më e mirë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor me prezencë fizike në shkollë.

Ndërsa, sot ministrja Nagavci ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemaili” në Prishtinë, pas shqetësimeve që janë pranuar dhe nga menaxhmenti është informuar për situatën pandemike në këtë institucion arsimor.

Me këtë rast, Ministrja ka theksuar faktin se mbeten në fuqi të gjithë skenarët e përcaktuar me Udhëzimin e rishikuar për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë.

Ministrja rikujtoi se është kompetencë e task forcave të shkollave dhe komunave që të vendosin për organizimin e mësimit sipas skenarëve të përcaktuar në Udhëzues, duke vlerësuar gjithmonë situatën pandemike në institucionin përkatës.

Në rast të kalimit të zhvillimit të procesit mësimor sipas skenarit C (mësim nga distanca), ministrja Nagavci tha se është e domosdoshme të bëhet orari dhe të sigurohemi se mësimi është duke u zhvilluar në ndonjërën nga platformat online.

Ministrja Nagavci tha se në rast nevoje, MAShTI ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e mësimit online, derisa mësimdhënësit janë të lirë të përdorin edhe platforma të ndryshme, thuhet në postimin në Facebook të MASHTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM