Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Gjota

Jan 19, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Gjota, për ndarjen nga jeta të shkencëtarit e pedagogut, Dr. Rifat Gjota.

“Dr. Gjota mbetet shembull për punën e tij të pakursyer shkencore e edukative dhe përkushtimin e tij më se njëzet vjeçar për zbulimin e elektromotorit me veti të avancuara”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Kryeministri Kurti e ka veçuar angazhimin e Dr.Gjotës në fushën e Sferizimit, si fort të dobishëm për studimet matematikore e hapësinore dhe punën e tij, që kontribuoi në shkencën mbi fushën elektromagnetike.

“Vdekja e tij është një humbje e madhe për arsimin e shkencën”, ka shkruar kryeministri Kurti në telegramin  e ngushëllimit.

Ai kujtuar se çdo takim që e kishte me të, ka qenë mbresëlënës, për nga thellimi në mendim dhe gjerësia imagjinative e Prof. Rifatit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM