Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj për nisjen e punimeve për shndërrimin dhe modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në Shqipëri, në Bazë Ajrore të NATO-s, thotë se është edhe një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe më gjerë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se së bashku me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë kudo në Botë!
Nisja e punimeve sot për shndërrimin dhe modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në Shqipëri, në Bazë Ajrore të NATO-s, është edhe një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe më gjerë.
Orientimi i qartë euroatlantik i kombit dhe shteteve tona për NATO-n e fuqishme konfirmon besimin e plotë të ndërtuar natyrshëm mes nesh dhe aleatit të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Së bashku me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë kudo në Botë!