Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Nga përleshja mes tre personave në Pejë, njëri ndërron jetë dhe dy të tjerë arrestohen

Jan 20, 2022

Policia sot është njoftuar për një rast të përleshjes në mes disa personave që kishte ndodhur në rrugën ‘’Konferenca e Bujanit’ në Pejë. Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë këtij njoftimi duke reaguar me të shpejtë në vendin e ngjarjes. Nga informatat e siguruara është kuptuar se në këtë përleshje ishin përfshirë tre persona: E.M., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar) kishte marrë plagë (dyshohet nga një mjet i mbrehtë-thikë) dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Pejë.

Si pasojë e plagëve të marra, sipas mjekëve E.M., ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar të dyshuarin K.S., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar) i cili po ashtu ishte i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që është i përfshirë në këtë rast: L.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar).

Policia në vendngjarje është marrë me sigurimin e dëshmive dhe dëshmitarëve (ka intervistuar dy dëshmitarë). Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitet relevante.

Viktima e rastit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Kurse, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, do të dërgon në ndalim prej 48 orëve, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM