Në kuadër të procesit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për digjitalizimin e shërbimeve komunale, ministri Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Akademinë për E-Qeversije të Republikës së Estonisë.
Kjo marrëveshje përbënë një hap shumë të rëndësishëm që garanton profesionalizëm, efikasitet dhe efektivitet në zhvillimin e platformës E-KOMUNAT.
Prioritet i MAPL-së mbetet transparenca, llogaridhënia, përmirësimi i shërbimeve publike komunale, rritja e efikasitetit dhe e-qeverisja lokale, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.