Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se pas reshjeve të fundit të borës, sipas informatave të siguruara nga terreni për mirëmbajtje verore dhe dimërore, gjendja e rrugëve në gjithë vendin është e mirë.
Të gjitha rrugët në vendin tonë janë të qarkullueshme për të gjitha automjetet.
Kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë intervenuar gjatë gjithë natës, me pastrim të borës dhe hudhje të kripës në të gjitha rrugët duke e rritur nivelin e sigurisë për qarkullim më të lehtë.
Në viset malore ka pas reshje të borës më shumë por rrugët janë të kalueshme, ndërsa kërkohet që të vozitet duke iu përshtatur kushteve atmosferike.
Kompanitë gjatë ditës do të punojnë në përmirësimin e gjendjes së rrugëve për qarkullim sa më të sigurtë të automjeteve.
Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që jenë të kujdesshsëm gjatë vozitjes duke iu përshtatur kushteve të rrugëve, thuhet në faqen zyrtare të MMPH-së.