Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka emëruar me vendim 5 këshilltarë të brendshëm në kabinetin e tij.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se për këshilltarë të jashtëm, ligji nuk parasheh dhe as përcakton se sa të tillë munden me ju bashkangjitë ekipit të kryetarit.
Ju njoftojmë se në bazë të Ligjit të Kryeqytetit, kam emëruar me vendim 5 këshilltarë të brendshëm në kabinetin tim.
Ndërsa, për këshilltarë të jashtëm, ligji nuk parasheh dhe as përcakton se sa të tillë munden me ju bashkangjitë ekipit të kryetarit, për të më udhëzuar e ndihmuar gjatë proceseve të realizimit të projekteve, pasi që nuk paguhen prej buxhetit të Komunës, por nga donatorë të jashtëm.
Kjo është lehtë e verifikueshme përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare.