Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 23.01.2022.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.745.9 doza të vaksinës.
Deri më sot 801.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 10.781 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705.
Në total numri i rasteve aktive është 17.743.