Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën thirrje qytetarëve që të bartin maskat në çdo vend dhe të vaksinohen
IKShPK në postimin në Facebook thotë se Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim prandaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shamngni udhtimet, qëndrojni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.
Të nderuar qytetarë!
Ne jemi çdo ditë në shërbimin tuaj!
Ju lutemi bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni!
Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.
Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shamngni udhtimet, qëndrojni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.
Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:
Mbulo gojën dhe hundën me maskë!
Mbaj higjienën!
Respekto distancën!
VAKSINOHU!