Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të stacionit policor në Gjakovë, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga disa persona, kanë ndërmarr veprime të shpejta hetimore dhe operacionale për identifikimin e tyre.
Në rr. Dedë Gjon Luli në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit.
Në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër (4) aparate të lojërave të fatit (APEX).
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.