Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hovenier: Kosova ka nevojë për një sektor dinamik privat

Jan 26, 2022

Fuqizimi dhe thellimi i lidhjeve ekonomike dhe marrëdhënieve tregtare, i cili do të rezultojë në prosperitet më të madh për amerikanë dhe kosovarë është në mesin e prioriteteve më të larta për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Duke folur në mbledhjen vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ambasadori Hovenier tha se viti 2021 ishte vit i mirë për ekonominë e Kosovës dhe që sektori privat është nxitësi kryesor i rritjes ekonomike. Ai theksoi rëndësinë e një sektori dinamik privat, si dhe nevojën e fuqizimit të dialogut me komunitetin e biznesit, dhe shfrytëzimit të fuqisë së investimeve nga diaspora.

“Njëri ndër prioritetet kryesore të Ambasadës tonë është përkrahja e trajektores evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës. Kosova është treg i vogël, por ka potencialin të shndërrohet në një qendër të tregtisë dhe investimeve në Evropën juglindore,” tha ambasadori Hovenier, duke shtuar se Ambasada e Shteteve të Bashkuara përkrah iniciativat që krijojnë tregti më efikase ndërkufitare dhe që çojnë në një ekonomi më konkurruese dhe më përfshirëse kosovare.

Veç kësaj, ambasadori amerikan tha se derisa sektori publik ka fuqi të arrijë shumë synime, është me rëndësi të largohet nga sektorë të caktuar të ekonomisë, për të lënë sektorin privat të bëjë më të mirën.

Në fund, ambasadori Hovenier u bëri thirrje kompanive në Kosovë të promovojnë dhe zbatojnë masat parandaluese si maskat e fytyrës, distancën sociale dhe vaksinimin brenda stafit dhe klientëve të tyre, derisa varianti Omicron vijon të jetë i pranishëm dhe po shpërndahet me shpejtësi në Kosovë.

Presidenti në largim i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, shprehu mirënjohjen për të gjithë anëtarët, Ambasadën e SHBA si dhe drejtorin ekzekutiv dhe ekipin e tij për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin përgjatë viteve. Ibrahimi tha se pavarësisht ndryshimeve të shpeshta në Qeveri, Oda Amerikane ka qëndruar fuqishëm në qëndrimet e saj, duke ofruar të jetë partner i secilës qeveri, pa bërë kompromise në avokimin dhe mbrojtjen e anëtarëve të saj. Ai tha se me 210 anëtarët e saj, Oda Amerikane me krenari gëzon reputacionin e një asociacioni profesional dhe të fuqishëm të biznesit.

Drejtori ekzekutiv Arian Zeka tha se përgjatë dekadës së fundit, organizata është rritur gati tri herë për kah anëtarësia, financat dhe stafi, duke shtuar se sa më e fuqishme që organizata është bërë përgjatë viteve, aq më shumë e ka kuptuar që duhet t’u qëndrojë besnike vlerave dhe parimeve të Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, si dhe vlerave individuale që çdokush në Odën Amerikane përfaqëson. Ai falënderoi anëtarët në largim të stafit për udhërrëfimin dhe mbikëqyrjen e tyre, Ambasadën e SHBA-së për përkrahjen e tyre dhe institucionet e Kosovës për partneritetin e tyre.

Delegatët e Kuvendit të Përgjithshëm të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë zgjodhën Bordin e ri të Guvernatorëve, ndërsa për herë të parë përgjatë ekzistencës tetëmbëdhjetëvjeçare të organizatës, Afrore Rudi nga Deloitte është zgjedhur si presidentja e parë grua e Bordit të Guvernatorëve, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM