Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB në takim me Komisionin Parlamentar për Siguri Kombëtare të Shqipërisë

Jan 26, 2022

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani së bashku me zëvendësministrin, Bardhyl Dobra dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti, ka pritur në takim Komisionin Parlamentar për Siguri Kombëtare i Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga Kryetari, Nasip Naço.

Në këtë takim u diskutua rreth çështjeve të sigurisë për të dyja vendet, thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si dhe mbi zbatueshmërinë e këtyre marrëveshjeve.

Në një fjalë rasti zëvendësministri Gashani ritheksoi se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar që bashkë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë të angazhohen maksimalisht në luftim të krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, migrimit të paligjshëm dhe fenomeneve të tjera negative që cënojnë sigurinë e shtetasve tanë nga dy anët e kufirit.  

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që bashkëpunimi mes dy Ministrive dhe agjencive vartëse duhet të intensifikohet edhe më shumë dhe roli i komisioneve mbikqyrëse të jetë jo vetëm monitorues por edhe këshillues në mënyrë që të garantojmë siguri dhe stabilitet në vendet tona, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM