Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD mban aksion simbolik para Qeverisë duke kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës elektrike

Jan 26, 2022

Partia Socialdemokrate e Kosovës sot ka mbajtur aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës ku kanë kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës elektrike.

PSD në derën e Qeverisë së Kosovës kanë vendosur banderolë e shkruajtur  “Zyra për Informim KEDS dhe KESCO”, thuhet në postimin në Facebook të PSD-së.

 

Zyrës për Informim të KEDS dhe KESCO-s ja ndërruam lokacionin; tashmë kjo zyrë është në objektin e ish-Qeverisë së Kosovës. Të gjitha vendimet e kësaj qeverie kanë qenë në shërbim të interesave të kompanisë KEDS/KESCO.

 

Muajve të fundit kemi parë skandal pas skandali duke u shtresëzuar mbi njëri-tjetrin sa i përket krizës energjitike; fillimisht me reduktime të rrymës pa paralajmërim tek subvencionimi nga ana e qeverisë të 44.5 milionë eurove për KEDS, që KESCO dhe KEDS i kanë kompanive publike KEK dhe KOSTT e mbërrin shumën e mbi 90 milionë eurove e deri tek vendimi i shtrejntimit të rrymës i cili do të prek shumicën e qytetarëve të Kosovës.

 

Mashtrimet e manipulimet nga ZRRE dhe miratimi i tyre nga Kurti ka një qëllim tashmë të qartë; KEDS-it dhe KESCO-s po i ruhen interesat e profiti nga institucionet e kompanitë publike. Barrën e kësaj aleance në mes të institucioneve publike e kompanive private po e mbanë mbi shpatullat e veta qytetarët e Kosovës.

 

Kjo situatë është e papranueshme. Prandaj, me 29 janar, prej orës 14:00, duke u nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, protestojmë kundër këtyre padrejtësive e kundër kësaj zhvatje.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM