Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se filmi i shkurtër dokumentar “Pa vend” nga Samir Karahoda ka fituar çmimin e jurisë si filmi më i mirë i shkurtër dokumentar në edicionin e vitit 2022 të Festivalit të Filmit Sundance.
MKRS në postimin në Facebook shkruan se filmi mori vlerësimin më të mirë nga juria për mjeshtërinë e regjisorit Karahoda për të treguar një rrëfim kaq të fuqishëm dhe që tregon qëndrueshmërinë njerëzore, përmes një komuniteti të vendosur për të pasur sukses dhe të shkëlqej në sportin e tyre të dashur, pavarësisht mungesës së burimeve, apo edhe një vendi për të ushtruar.
Sukses i jashtëzakonshëm i filmit “Pa Vend”.Regjisorët dhe artistët tanë po shkruajnë histori në kinematografinë e vendit tonë.
Pa Vend – short film nga Samir Karahoda ka fituar çmimin e jurisë si filmi më i mirë i shkurtër dokumentarë në edicionin e vitit 2022 të Festivalit të Filmit Sundance.
Filmi mori vlerësimin më të mirë nga juria për mjeshtërinë e regjisorit Karahoda për të treguar një rrëfim kaq të fuqishëm dhe që tregon qëndrueshmërinë njerëzore, përmes një komuniteti të vendosur për të pasur sukses dhe të shkëlqej në sportin e tyre të dashur, pavarësisht mungesës së burimeve, apo edhe një vendi për të ushtruar.
Jemi tejet të lumtur për këtë sukses dhe krenar me punën e të gjithë atyre që vendin tonë po e bëjnë të njohur në gjithë botën.
Shumë urime për regjisorin Samir Karahoda dhe gjithë ekipin e filmit.