Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Partia Socialdemokrate e Kosovës sot ka organizuar protestë për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës elektrike.
PSD me qytetarë më pas kanë vazhduar drejt Qeverisë së Kosovës ku para objektit ka pasur forca policore.
Aktivistët e PSD-së kanë kërkuar nga policia që t’i lejojë të ngjiten në shkallët e hyrjes së ndërtesës së Qeverisë për të mbajtur fjalim por aty ka nisur një përplasje mes tyre.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbajtur fjalim para Qeverisë duke e cilësuar kyreministrin Albin Kurtin si frikacak, thuhet në postimin në Facebook të PSD-së.
“U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE.Problemi është se brenda kësaj ndërtese është një frikacak, tuc, që veten e sheh si supermen. Bash që është tuc, është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shok as shoqe që të bashkëpunojë. Trimat kanë shok dhe shoqe, tucat kanë instrumente e masha për ta ruajtur veten, prandaj vazhdojmë: protesta, aksione, tubime”, ka thënë Molliqaj.
Në vend të falënderimit!Manifestimi i sotëm nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e njerëzve që u vetorganizuan, madje sollën edhe parrulla me vete; nuk do të ishte i mundur pa gazetarët që kanë informuar rregullisht dhe drejt mbi rritjen e çmimit të rrymës, por edhe lajmet për protestën.
Ky bashkim nuk është bashkim në shërbim të askujt veçanërisht. Ky lloj mobilizimi është i mundur vetëm kur ndërmjetësohet dhe ka në qendër interesin publik. Përpara!
Ishin shumë, dhe shumë të vendosur.
Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s.
Qytetarët folën sepse vepruan.
U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE.
Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime.
Protesta, aksione, tubime.