Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: ShSKUK përmes procedurës emergjente dëmton buxhetin e saj rreth 42,000 euro

Jan 31, 2022

KDI njofton se më 15 dhjetor 2021, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK) nënshkroi një kontratë me kompaninë Madekos për furnizim me maska kirurgjikale dhe dorëza. Çmimii kontratës është 150,035 euro me një kohëzgjatje prej 3 muajsh. SHSKUK përdori procedurën e negociuar për shkak se tenderi i hapur për të njëjtat produkte është me ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Mirëpo SHKSUK nuk ka ftuar të gjithëoperatorët që kanë ofertuar në tenderin e hapur që të ofertojnëedhe në tenderin me negocim. SHSKUK ka pranuar çmime mëtë larta se ofertat e pranuar nga e njëjta kompani për maska kirurgjikale. Madekos ka ofertuar 0.03 euro në tenderin e hapur,  tenderin e hapur, ndërsa në tenderin me procedurë të negociuar, 0.04 euro.

Produkti Sasia Çmimi në kontratën e negociuar
(00220-21-9784-1-1-5)
Çmimi mesatar në tenderin e hapur
(00220-21-5574-1-1-1)
Maska kirurgjikale 520,000 0.04 € 0.03 €
Dorëza të mëdha 828,000 0.06 € 0.047[1] €
Dorëza të mesme 1,136,500 0.07 € 0.047[2] €
Total 150,035 € 107,931 €

Krahasimi i çmimeve në tenderin e negociuar dhe atë të hapur

SHSKUK ka ftuar vetëm edhe një kompani tjetër për të ofertuar në procedurën e negociuar, por e cila ka dhënë një çmim më tëlartë. Si rezultat i kufizimit të konkurrencës, SHSKUK ka pranuar çmime më të larta. Gjithashtu nuk ka ndonjë dëshmi se SHSKUK ka tentuar që të negociojë për të ulur çmimin. Përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, nënkupton që autoriteti kontraktues duhet të tentojë qëtë negociojë dhe të ulë çmimin. SHSKUK është dashur të ftojëtë gjithë OE që kanë ofertuar në tenderin e hapur në mënyrë qëtë marrë çmime më të lira. Një nga parimet bazë të prokurimit është konkurrenca dhe është vërtetuar se kur rritet niveli i konkurrencës ka mundësi më të mëdha që të ketë çmime më të ulëta.

Një nga OE që ka marrë pjesë në tenderin e hapur, Ardi Sh.P.Kështë ankuar me pretendimin se nuk është ftuar që të marrë pjesënë tenderin e negociuar dhe se do të mund që këto produkte ti ofertonte me çmim prej 90,000 euro, pra rreth 60,000 më lirë se çmimi i kontratës. Nëse kontrata do të llogaritej me çmimet e ofertuara në tenderin e hapur atëherë SHSKUK do të paguante rreth 108,000 euro. Një vendim i paanalizuar mirë, që tëpërdoret procedura e negociuar dhe të ftohen vetëm dy OE ka bërë që SHSKUK të dëmtojë buxhetin e saj për rreth 42,000 euro, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

[1] Çmimi është llogaritur duke marrë mesataren e tetë ofertuesve dhe është mbledhur sasia e tri madhësive të ndryshme të dorëzave (dorëza të mëdha, të mesmë dhe të vogla)
[2] Njëjtë

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM