Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Qeveria e Kosovës është e angazhuar në procesin e bisedimeve për dialogun nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët

Jan 31, 2022

Kryeministri Albin Kurti në takimin me emisarët amerikan dhe evropian Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak i ka informuar me reformat që i kanë nisur në ekonomi në drejtësi, me stabilitetin institucional në Kosovë me rritjen ekonomike, me sundimin e ligjit për ta luftuar krimin dhe korrupsionin me një prokurori efektive e gjyqësor efikas, që të garantohet drejtësia për të gjithë qytetarët.

Kurti në konferencën për media ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës, e mbështet dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel për dialogun parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjeke e ndokujt.

Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim, prandaj edhe jam i gatshëm që t’iu përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës, edhe të qytetarëve serbë, me që rast do të marrim praktikat më të mira aktuale edhe të Kosovës, por edhe të Bashkimit Evropian e duke pasur në vëmendje  edhe praktikat dhe mënyrat të cilat i zbaton Serbia sepse nuk duhet të kemi askund qytetarë apo komunitet që janë të privilegjuar e diku tjetër të diskriminuar, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur qytetarë,

 

Sot pata kënaqësinë që bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe me bashkëpunëtorët e mi, të mirëpres në një takim të përzemërt e përmbajtjesor dy emisarët, evropian dhe amerikan z. Lajčák dhe z. Eskobar dhe shkëlqesitë e tyre ambasadorët, ambasadorin amerikan Hovenier dhe atë evropian Szunyog.

 

Në këtë takim, unë i informova zotërinjtë Eskobar dhe Lajčák, me reformat që i kemi nisur në ekonomi edhe në drejtësi, me stabilitetin institucional në Kosovë dhe me rritjen ekonomike të cilën e kemi shënuar.  Me sundimin e ligjit i cili ngelet prioritet i qeverisë sonë dhe përpjekjet tona për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, që duhet të shoqërohen edhe me një prokurori efektive e gjyqësor efikas, që të garantojmë drejtësi për të gjithë qytetarët.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës po e menaxhon edhe pandeminë COVID 19, me ç ‘rast duhet theksuar se kemi arritur që t’i kemi 60 për qind të popullsisë të moshës mbi 16 vjeçare me dy doza të vaksinës dhe gjithashtu vazhdimisht ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta marrin edhe dozën e tretë përforcuese.

 

Kemi shënuar në vitin e kaluar 10 mijë vende pune të regjistruara rishtas dhe gjithashtu kemi pasur rritje ekonomike prej 9.9 për qind, sipas Bankës Qendrore të Kosovës. Pastaj, rritje të të hyrave doganore për mbi 1/3, rritje të të hyrave tatimore për mbi 1/4, krahasuar me vitin paraprak, rritje të buxhetit për këtë vit për 12 për qind krahasuar më vitin që shkoi dhe gjithashtu edhe rritje prej afër 60 për qind të investimeve të huaja.

 

Jemi të vendosur që t’ju shërbejmë të gjithë qytetarëve pa dallim. Pa dallim sa i përket përkatësisë kombëtare apo asaj religjioze dhe gjithashtu pa dallim sa i përket prejardhjes së tyre apo vendit ku banojnë.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës, e mbështet dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel për  dialogun parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjeke e ndokujt.

 

Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim, prandaj edhe jam i gatshëm që  t’iu përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës, edhe të qytetarëve serbë, me që rast do të marrim praktikat më të mira aktuale edhe të Kosovës, por edhe të Bashkimit Evropian e duke pasur në vëmendje  edhe praktikat dhe mënyrat të cilat i zbaton Serbia sepse nuk duhet të kemi askund qytetarë apo komunitet që janë të privilegjuar e diku tjetër të diskriminuar. Gjithashtu, angazhohemi edhe për bashkëpunimin rajonal, ne e mbështesim fuqishëm procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal dhe e ritheksova që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë.

 

Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian e NATO-ja, janë fati ynë.

 

Në këtë kuptim ne dëshirojmë ndihmën e Bashkimit Evropian, ndihmë kjo e cila do të hasë në vendin tonë respektin më të lartë për vlerat evropiane. Pra, fondet evropiane dhe vlerat evropiane ne i shohim si të lidhura pashkëputshëm prej njëra-tjetrës.

 

E falënderoj edhe njëherë zotin Lajčák dhe zotin Escobar për praninë e tyre në Kosovë, për vizitën e tyre në vendin tonë dhe për rolin dhe kontributin që po e japin  edhe sa i përket raportit midis Kosovës dhe Serbisë, edhe sa i përket mbështetjes për vendin tonë por edhe paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë dhe sigurisë rajonale.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM