Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSRK: Aktakuzë për shpëlarje të parave

Jan 31, 2022

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një të pandehuri me inicialet P.K.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura P.K., kishte fshehur shumën e përgjithshme prej nëntëdhjetë e njëmijetetëdhjetë funta britanike (91,080.00 GPB), duke i pasur në posedim ka tentuar që të fsheh ose maskon natyrën e vërtetë, burimin, vendndodhjen, sistemin, lëvizjen, të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie, apo në çfarëdo rrethanash, me qëllim që të shkaktojë shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, ku të njëjtat mjete monetare me kërkesë të kësaj Prokurorie janë sekuestruar sipas Urdhëresës së Gjykatës përkatëse.

Me këto veprime e pandehura P.K. ka kryer veprën penale ‘’Shpëlarje e parave’’ në kundërshtim me nenin 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Kodi Nr.06/L-074) lidhur me nenin 56 (1 dhe 3) të Ligjit Nr.05/L-096“ për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin të Financimit të Terrorizmit, thuhet në faqen zyrtare të Prokurorise së Shtetit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM