Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 204 pacientë po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor si pasojë e Covid-19.
Të gjithë pacientët janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, kurse 130 nga ta janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 85 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë,12 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë,15 pacientë
Spitali i Prizrenit,13 pacientë
Spitali i Pejës,11pacientë
Spitali i Gjakovës, 23 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 20 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit,16 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.