Build Skills with our trainings

Sign up now!

Avokati i Popullit: Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit

Shk 1, 2022

Avokati i Popullit publikoi Opinionin juridik që ka të bëjë me atë se sa janë të arsyeshme masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, në raport me kufizimin e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut.

Avokati i Popullit përmes këtij opinioni shpreh qëndrimin e tij se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00, duke precizuar se në vend të kësaj do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura.

Ky opinion po ashtu thekson se praktikat e vendeve të rajonit tregojnë se asnjëra prej tyre nuk kërkon nga qytetarët që hyjnë në territoret e tyre t’i kenë tri doza të vaksinës. Tutje opinioni gjen se pjesa më e madhe e shteteve, që nga fillimi i pandemisë, në hyrje-dalje të kufijve të tyre i kanë pranuar testet “antigen”, të cilat janë më të shpejta dhe më të përballueshme për xhepin e qytetarëve. Ndërsa në pikat kufitare të Kosovës, qytetarëve u kërkohet testi RT-PCR, i cili është dyfish më i shtrenjtë dhe merr më shumë kohë për t’u përpunuar në laborator, thuhet në komunikatën për media e Avokatit të popullit.

Opinionin juridik të plotë mund ta gjeni në https://bit.ly/3sawryK

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM