Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Vokshi me rastin e vdekjes së piktores Alije Vokshi
MKRS në postimin në Facebook shkruan se piktorja Alije Vokshi që u specializua në Paris, përpos aktivitetit kreativ artistik, me një korpus të madh të veprave që la pas, ajo u angazhua edhe në edukimin e artistëve si ligjëruese në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Krijimtaria dhe vlerat artistike që ka lënë si pasuri e trashëgimi, do të mbeten të paharruara siç do të mbetet edhe kujtimi ynë për të.
E nderuar familje Vokshi,
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurës tuaj, piktores tonë, Alije Vokshit.
Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për humbjen tuaj.
Piktorja Alije Vokshi që u specializua në Paris, përpos aktivitetit kreativ artistik, me një korpus të madh të veprave që la pas, ajo u angazhua edhe në edukimin e artistëve si ligjëruese në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Krijimtaria dhe vlerat artistike që ka lënë si pasuri e trashëgimi, do të mbeten të paharruara siç do të mbetet edhe kujtimi ynë për të.
Ndarja nga jeta e piktores Alije Vokshi ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshme në fushën e artit pamor në Kosovë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Alije Vokshit.
Sinqerisht,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit