Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet punëtoria për planifikim strategjik me MMPHI, ME, MINT dhe MBPZhR

Shk 5, 2022

Zyra e Kryeministrit ka organizuar punëtori të ndara për planfikim strategjik me kabinetet politike të katër ministrive: Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në takimet e mbajtura më 4 dhe 5 shkurt, u diskutua korniza e planifikimit dhe menaxhimit strategjik, që ndihmon për të administruar politikat dhe shërbimet publike që do të çojnë drejt realizimit të vizionit qeverisës. Ministrat, ministret dhe zëvendësministrat/et, prezantuan të arriturat dhe sfidat nga viti i kaluar, si dhe planet strategjike dhe operacionale për vitin 2022, drejt arritjes së qëllimeve dhe objektivave për këtë mandat qeverisës.

Për planifikim dhe zbatim të efektshëm të objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si vlera kryesore u ritheksuan bashkëpunimi, komunikimi dhe bashkërendimi, e që kjo qeveri i ka përbrendësuar qysh nga dita e parë e qeverisjes.

U diskutuan edhe kornizat  e monitorimit dhe raportimit, që do të mundësojnë matje të performancës dhe prezantim të rezultateve të arritura.

Gjatë javës së kaluar u organizuan punëtori me kabinetet politike të katër ministrive: Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Punëtori të këtilla do të vazhdojnë në javët e ardhme edhe me ministritë e tjera, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM