Policia e Kosovës bën të ditur se janë ndaluar tre shtetas të Turqisë që tentuan që përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të fluturojnë për në Dyseldorf me dokumente (letërnjoftime italiane) që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia ka ndaluar të dyshuarit: O.V., (viti i lindjes 1998, mashkull turk), R.D., (viti i lindjes 1999, mashkull turk) dhe O.O., (viti i lindjes 1996, mashkull turk). Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.