Komiteti Olimpik i Kosovës uron Kiana Kryeziun e cila hyri në histori të sportit, si vajza e parë që garoi në Lojërat Olimpike Dimërore
Kiana Kryeziu është bërë vajza e parë nga Kosova që përfaqësoi vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Skitarja 17-vjeçare debutoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në LOD Pekini 2022. Ajo zuri vendin e 49-të nga 82 garuese në total.
Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda.
Pavarësisht rezultatit, vetë kualifikimi në LOD Pekini 2022 është arritje e madhe për Kianën, e cila ka të ardhme të ndritur.
KOK përgëzon paraqitjen e Kianës dhe arritjen e saj deri në LOD, derisa i dëshiron fat dhe suksese në karrieren e saj, thuhet në postimin në Facebook të KOK-ut.