Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi prezanton qasjen për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese

Shk 10, 2022

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Dialog, Zhvillim dhe Integrim Evropian, Besnik Bislimi, hapi sot takimin e parë dialogues me përfaqësuesit e shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, dhe partnerët zhvillimorë, për qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese.

Zvogëlimi i procedurave dhe kërkesave tw shumta për qytetarë dhe biznese që dalin nga legjislacioni ndikon në rritjen e konkurrencës së bizneseve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike administrative.

Në fjalën e hapjes, zëvendëskryeministri Bislimi tha se duke marrë parasysh ngarkesën e madhe administrative ndaj qytetarëve dhe bizneseve, i ndërtuar ndër vite përmes një qasjeje të fragmentuar në politikbërje, thjeshtimi dhe lehtësimi administrativ do të kursej kohën dhe koston e të gjithëve, duke krijuar një mjedis më të mirë për të bërë biznes.

Takimi u organizua nga Zyra e Kryeministrit, mbështetur nga GIZ Kosovë., thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM