Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës themelon Grupin Punues për trajtimin e qenve endacak

Shk 10, 2022

Komuna e Prishtinës njofton se pas themelimit të Task-Forces si grup i brendshëm komunal, sot, u themelua edhe Grupi Punues për trajtimin e qenve endacak në Komunën e Prishtinës me akterë nga brenda dhe jashtë strukturave komunale.

Grupi Punues përbëhet nga:

Komuna e Prishtinës – kryesuesi;

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) – anëtar;

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) – anëtar;

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) – anëtar;

Oda e Veterinerëve të Kosovës (OVK) – anëtar;

Policia e Kosovës (PK) – anëtar;

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve (FDK), si ombrellë e koordinuar me shoqatat tjera – anëtar;

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Komuna e Prishtinës ka zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit të qenve endacak, të cilat do të inkorporohen në strategjinë kombëtare.

MAPL është caktuar si pikë fokusi për hartimin e strategjisë dhe rregullores ligjore e financiare, aspekt ky shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi.

Kryetari Rama, është i vendosur që problemi i qenve endacak të trajtohet me seriozitet në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë akterët pjesëmarrës, nivelin qendror dhe të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM