Build Skills with our trainings

Sign up now!

ASK: Rritje e lehtë e konsumit të energjisë

Shk 14, 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjisë në Kosovë” për TM4 2021.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021 (TM4 2021) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 2.36 milion ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është  1 833.05 GWh dhe energjia alternative është rreth 70.5 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë TM4 2021 Kosova ka importuar 900.7 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë Kosova ka eksportuar 548.2 GWh energji elektrike.

Në TM4 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 421.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 4.51%, thuhet në faqen zyrtare të ASK-së.

Shkarko publikimin e plotë Bilanci i Energjisë në Kosovë, TM4 2021

Qasje në të dhëna të detajuara përmes platformës ASKDATA

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM